TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Nëntor 2024, 20:26

“Vorio Epiri budallallëk dhe injorancë anti-shqiptare”, Ngjela: Janë 4 milionë arvanitas në Greqi

Shkruar nga Pamfleti

“Vorio Epiri budallallëk dhe injorancë anti-shqiptare”,

Avokati Spartak Ngjela komentoi takimin e Edi Ramës në Greqi me shqiptarët e Selanikut dhe deklaratat e kryeministrit për Vorio Epirin.

Ngjela theksoi se arvanitasit janë në shtëpinë e tyre në Greqi, pasi janë autoktonë.

Janë 4 milion arvanitas në Greqi. S’kanë shkolla shqipe. Çdo shtet duhet të ketë personalitetin e tij. Pse nuk kërkon shkolla qeveria shqiptare për arvanitasin atje. Janë autoktonë. Të tjerët janë të ardhur. Autoktonë janë shqiptarët dhe një grup i vogël grekësh. Janë të gjithë të ardhur nga Anadolli. Ne e kemi racën të barabartë me arvanitasit. S’kemi asnjë konflikt me ta. Çfarë kërkojnë ata?”, tha ai.

Vorio Epiri sipas Ngjelës është një injorancë anti-shqiptare.

Çfarë ka reaguar Athina? Nuk ka thënë gjë. Nga i merrni. Nuk kam dëgjuar gjë. Vajti atje takoi shqiptarët dhe iku. Dhe iu tha që Vorio Epir nuk ka se është një budallallëk dhe injorancë anti shqiptare që e kanë pasur qeveritë reaksionare greke. Vorio Epir do të thotë Epir i veriut. Po i jugut ku është? Rama vajti atje për të treguar se jemi të fortë. Dhe mirë bëri”, tha ai në “Report TV”.

Lini një Përgjigje