TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Nëntor 2024, 19:32

“Vila prej 60 mijë dollarësh iu dha një analisti pranë Metës”, Adriatik Doçi tregon detaje nga dosja: Cilët persona u përdorën si bankomat

Shkruar nga Pamfleti

“Vila prej 60 mijë dollarësh iu dha një analisti pranë

Gazetari Adriatik Doçi ka treguar detaje nga dosja CEZ-DIA të Ilir Metës, i cili ndodhet në burgun e 313-ës.

Doçi thekson se çifti Meta-Kryemadhi kanë pasur si bankomat nënën e Monikës dhe shoqen e saj, Ema Çoku. Ai shprehet se rrethi i oligarkëve i kanë kthyer reston Metës përmes formave korruptive duke i çuar përfitimet në xhepat e çiftit Meta-Kryemadhi.

“Kemi pasur kohë ta lexojmë dosjen, është e kopstiur. Hetime të natyrës së FBI. Është ndjekur rruga e parave. Skema e korrupsionit është e qartë, kemi një rreth biznesmenësh dhe oligarkë të cilët kanë përfituar nga vendimmarrjet abuzive të Kryemadhit dhe Metës në kurriz të parave dhe pasurisë së shqiptarëve.

Ky rreth oligarkësh i ka kthyer reston Metës përmes formave të ndryshme korruptive duke i çuar përfitimet në xhepat e çiftit Meta-Kryemadhi. Si bankomat të parave publike janë përdorur dy zonja, njëra Fatime Kryemadhi, nëna e Monikës, dhe tjetra Ema Çoku, motra e Adrian Shatkut, ku këto para janë depozituar tek këto zonja dhe i kanë kaluar në xhepat e Metës dhe Kryemadhit ku i ka financuar në vila, apartamente, shërbime estetike dhe veprimtarinë e tyre familjare. SPAK ka faktuar episode korruptive të Ilir Metës, bëhet një fjalë për një pjesë”, tha Doçi për “Report TV”.

Sa i përket CEZ/DIA, sipas gazetarit, nëpërmjet dëshmive është faktuar ndikimi i Metës për rritjen e çmimit të energjisë.

“Është çështja CEZ/DIA, ku roli i Metës është faktuar nga SPAK përmes kryqëzimit të dëshmive, dëshmia e ish shefit të CEZ Josef Hejcek, Kastriot Ismailaj dhe kryetarit të LRI në 2005. Përpos është dhe dëshmia e Vojsava Ismailaj dhe ka dëshmuar për raportet me Metën dhe Kryemadhit dhe presionin e Metës për Kastriot Ismailaj për të dhënë para. Është faktuar ndikimi, pyetja se ku buronin këto para dhe është faktuar se Meta ka ndërhyrë për rritjen e çmimit të energjisë që CEZ. Është një episod i faktuar nga SPAK dhe do konfirmohet nga gjykata”, u shpreh Doçi.

Çështje tjetër janë shërbimet estetike, ku janë edhe 85 mijë eurot cash që kalonin nga Ema Çoku tek Monika Kryemadhi. Doçi shprehet se në këmbim, Kryemadhi i jepte vila dhe para cash.

“Episodi tjetër, shërbimet estetike. Mbi 200 mijë euro nga Meta Kryemadhi, nga 2013-2019 edhe 85 mijë euro cash kalonin nga Ema Çoku tek Monika Kryemadhi që shërbenin për shërbime estetike. Paratë buronin nga rrethi i oligarkëve për licenca, marrëdhënie korrupsioni. Në këmbim i jepte vila dhe para cash”, vijon gazetari.

Skemë korrupsioni u krye edhe me AKEP kur drejtohej nga Pirro Xhixho. Doçi tregon se Pirro Xhixho i raportonte si ushtar Kryemadhit.

“Është një skemë korrupsioni mes AKEP me në krye Pirro Xhixho i LSI. Në dosje del kur i raporton Kryemadhit, si një ushtar. Besoj si Berisha gjatë 2009-2013 dhe Rama në mandatin e parë kanë mbyllur njërin sy përballë aferave korruptive të Metës për shkak të fuqisë së numrave dhe rënies së qeverisë. Besoj se ajo që thotë Rama është gjysmë e vërtetë. Edhe nëse Rama i ka hapur rrugën një afere korruptive ku paratë publikë shkojnë në xhepat e Kryemadhit, kjo nuk e bën më pak përgjegjëse”, tha ai.

Edhe vila e blerë nga Meta në Golem mbetet një rast i pastër afere korruptive. Doçi tregon se vila që kushtonte 60 mijë dollarë përfundoi në duart e një analisti shumë pranë Ilir Metës.

“Çështja tjetër e vilës, kur Meta e ka blerë në Golem në 2003. 60 mijë dollarë dhe në 2020 përfundoi në duart e një analisti, që është pranë Ilir Metës. Janë bërë veprime fiktive me para cash jashtë. Si blerja nga Meta dhe shitja 300 mijë euro dyshohet si veprim fiktiv dhe kalimi nga një biznesmen në një analist pranë Metës dyshohet si aferë korruptive”, përfundon gazetari.

Lini një Përgjigje