TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Nëntor 2024, 17:54

"Ku t'i lë patetet?"/ E arrestuar për korrupsion, zbardhen bisedat mes pedagoges dhe studentes në Universitetin e Elbasanit

Shkruar nga Pamfleti

"Ku t'i lë patetet?"/ E arrestuar për korrupsion,

Gjashtë pedagogë të Universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan janë vënë në pranga pasi akuzohen për korrupsion, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Duket se pedagogët në fjalë, nuk kanë marrë vetëm para për të kaluar studentët e tyre nëpër provime, por edhe patate.

Kështu rezulton në dosjen e Prokurorisë, ku zbardhet një bisedë mes një prej pedagogeve të arrestuar dhe një studenteje, e cila i thotë se i ka sjellë një thes me patate dhe e pyet se ku mund t’ia lerë.

Kujtojmë se në pranga kanë rënë pedagogët:

1. Ornela Bilali, 50 vjeçe, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.

2. Zyhra Gripshi, 37 vjeçe Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.

3. Adrian Shingjergji, 61 vjeç, Lënda: Edukimi motorik dhe lojërat lëvizore.

4. Beatriçe Gani, 58 vjeçe Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.

5. Florinda Tarusha, 56 vjeçe, Lënda: Filozofi e edukimit.

6. Monika Hodaj, 49 vjeçe, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.

7. Gazmend Hodaj, 59 vjeç, sekser

Në kërkim:

1. Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë

Lini një Përgjigje