TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Tetor 2023, 10:24

Vizita e Macron në Tiranë, çfarë hëngrën miqtë francezë mbrëmë në Pallatin e Brigadave

Shkruar nga Pamfleti

Vizita e Macron në Tiranë, çfarë hëngrën

Tirana dje ishte vendi mikpritës i liderëve të BE dhe Ballkanit, me rastin e Samitit të Proçesit të Berlinit. Mungesa e presidentit Emmanuel Macron u vu re, megjithatë kreu i shtetit francez kishte lajmëruar se do të vinte më vonë dhe mbërriti në orën 19.30. Meqenëse nuk arriti dot të ishte këtu për drekën, kryeministri shqiptar bëri të pamundurën që ta respektonte me një darkë në Pallatin e Brigadave.

Darka, e cila kishte ndërthurje të pjatave shqiptare me ato europiane, u servir mjeshtërisht nga shefi i kuzhinës së një prej restoranteve më me emër në Tiranë: restorant Tribe.

‘Pamfleti’ siguroi menunë e servirur mbrëmë, bashkë me fotot përkatëse:

Pjatat e mirëseardhjes/ Bukë e shtëpisë, gjalpë dhie, kripë të trashë, salcë kosi

Pispili/ domate turshi Korçe, kackavall krokant, buqetë sallate

Vizita e Macron në Tiranë, çfarë hëngrën

Fasule pllaqi / faqe viçi, pure shafrani i Dumresë, vaj rigoni, chips byreku

Vizita e Macron në Tiranë, çfarë hëngrën

Fileto viçi/ salcë kallmet me kumbulla të egra, pure selino, tartuf i bardhë, tortë orizi me kërpudha dhe qepë të karamelizuara

Vizita e Macron në Tiranë, çfarë hëngrën

Fli e pjekur në saç / fiq të karamelizuar, krem lajthi të pjekura, salcë karamele

Vizita e Macron në Tiranë, çfarë hëngrën

Gjatë darkës, presidenti Macron u shpreh:

“Po ngre gotën time për Shqipërinë, popullin shqiptar, për lidhjet e ngushta e kaq të veçanta, që na bashkojnë. Për Evropën që ndërtojmë bashkë. Rroftë Shqipëria, rroftë miqësia franko-shqiptare!”, tha ai në gjuhën shqipe, fjalë të cilat ia kishte mësuar ish-kapiteni i skuadrës kombëtare, Lorik Cana. /Pamfleti

Lini një Përgjigje