Sa i takon dosjes së ish kryetarit të bashkisë së Kukësit, Safet Gjici i dënuar me 2 vite burg, gazetari Ferdinand Dervishaj u shpreh kritik për hetimin nga ana e SPAK
“Mendoj se SPAK ka bërë hetim minimalist për Gjicin. Aty ka element të fortë që ajo ka qenë e organizuar. Ajo vajza nuk kishte vajtur se dhimbseshin qentë e rrugëve por tjetër gjë”, tha Dervishaj.
Dervishaj po ashtu komentoi dhe historinë e gjyqtares së Tiranës Arnisa Këlliçi e cila është pezulluar nga KLGj dhe akuzohet për kallëzim të rremë, ndërsa nëpër media qarkullojnë mesazhe intimiduese gjatë komunikimeve të saj me një prokuror dhe një ish gjyqtar.
“Për çfarë kërcënon një gjykatës e një prokuror? Për korrupsion. Një tufë lekësh.Nuk ka asnjë problem tjetër, vetëm nëse është çështje morali” tha ai.
Lini një Përgjigje