TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Shkurt 2024, 11:11

Falsifikimi i vizave amerikane për 10 mijë euro, reagon ambasada e SHBA-së

Shkruar nga Pamfleti
Falsifikimi i vizave amerikane për 10 mijë euro, reagon ambasada e
Ambasada e SHBA-së

Ambasada e SHBA-ve ka përgëzuar Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Tiranës për goditjen që i’u bë këtë të enjte një grupi kriminal që merrej me falsifikimin e vizave amerikane.

Përmes një postimi në rrjete sociale ambasada falenderon drejtuesit e institucioneve ligjzbatuese shqiptare të cilët bashkëpunuan me me Njësinë e Hetimit Kriminal Ndërkombëtar të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike të DASH.

Ambasada thekson se mbetet e përkushtuar që të punojë me partnerët për të ndjekur penalisht të gjithë ata që kryejnë mashtrime me vizat amerikane.

Gjithashtu ambasada këshillon qytetarët që t’i dorëzojnë aplikimet për viza online dhe jo përmes “të ashtuquajturave” agjenci udhëtimi.

“Ambasada e SHBA u bën thirrje të gjithë aplikantëve për viza që të dorëzojnë aplikimet e tyre elektronike për vizë vetë dhe jo përmes “të ashtuquajturave” agjenci udhëtimi, konsulentëve të vizave ose kompanive të tjera që ofrojnë shërbime për viza. Aplikantët për viza duhet gjithashtu të tregojnë kujdes në lidhje me mashtrimet në platformat e mediave sociale që pretendojnë se garantojnë viza amerikane”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Ditën e sotme 5 persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës këtë të enjte, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për mashtrim me viza amerikane dhe kontrabandim të njerëzve. Siç bën me dije policia dhe prokuroria e kryeqytetit, njëri prej autorëve ka përfituar shuma prej 10 mijë eurosh me premtimin për të lëshuar viza për në SHBA, me formularë të rremë. Të arrestuarit janë, Renato Nasto, Klea Prifti, Klaudio Leçini, Xhemal Seseri dhe Klaus Kapedani. Ndërsa është shpallur në Eduart Gjini.

falsifikimi i vizave amerikane reagon ambasada e shba-së

Lini një Përgjigje