TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Shkurt 2024, 11:04

‘10 mijë euro një vizë amerikane’/ Zbulohen emrat e grupit dhe skema si mashtroheshin qytetarët në ‘Instragam’

Shkruar nga Pamfleti

‘10 mijë euro një vizë amerikane’/ Zbulohen emrat e

5 persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës këtë të enjte, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për mashtrim me viza amerikane dhe kontrabandim të njerëzve.

Siç bën me dije policia dhe prokuroria e kryeqytetit, njëri prej autorëve ka përfituar shuma prej 10 mijë eurosh me premtimin për të lëshuar viza për në SHBA, me formularë të rremë.

Të arrestuarit janë, Renato Nasto, Klea Prifti, Klaudio Leçini, Xhemal Seseri dhe Klaus Kapedani. Ndërsa është shpallur në Eduart Gjini.

Renato Nasto nëpërmjet rrjetit social “Instagram” reklamonte aktivitetin e tij të paligjshëm, me emrin “viza_amerikane_insider”.

‘10 mijë euro një vizë amerikane’/ Zbulohen emrat e

Në faqen në instagram, Nasto shkruante edhe mesazhet ku shprehej: “viza Amerikane me garanci 100%. Ne garantojmë pajisjen me viza Amerikane 10-vjeçare. Ju paguani vetëm pasi viza t’iu aprovohet.”

Kjo ishte metoda si ai gjente klientët dhe më pas bënte procedurat për aplikimin e vizave.

Disa nga të dyshuarit kanë përdorur/paraqitur informacione dhe formularë me të dhëna të rreme, me qëllim për t’u kualifikuar për kategori të caktuara vizash amerikane.

I dyshuari kryesor për këto raste është Renato Nasto ndërkohë personat e tjerë sipas policisë janë persona që kanë aplikuar për viza amerikane, pra janë drejtuar tek Renato Nasto dhe ky i ka ndihmuar personat aplikantë të falsifikonin të dhënat e formularëve elektronikë në aplikimin për vizë amerikane me të dhëna të rreme, që aplikanti për vizë të kishte një profil kualifikues.

Sipas policisë Renato Nasto, paraqitej ditën kur aplikantët kishin intervistën në konsullatë, në Ambasadën Amerikane për marrjen e vizës. Ai i shoqëronte dhe i udhëzonte se si të silleshin gjatë intervistës. Pasi ata përfundonin intervistën, në rast se kulifikoheshin (mernin vizën) Renato Nasto merrte shumën prej 10.000 Eurosh.

10 mijë euro një vizë amerikane renato nasto

Lini një Përgjigje