TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Shkurt 2024, 07:29

Sulmi nga hakerat/ Kreu i Sigurisë Kibernetike: Si u mashtrua INSTAT nga një email “grep”

Shkruar nga Pamfleti
Sulmi nga hakerat/ Kreu i Sigurisë Kibernetike: Si u mashtrua INSTAT nga
Igli Tafa

Sulmi nga hakerat iranianë ndaj INSTAT disa ditë më parë erdhi si pasojë e një emaili “grep” dhe më pas u përhap në të gjithë sistemin.

Kështu ka thënë kreu i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike në Shqipëri, Igli Tafa, gjatë një interviste për emisionin Opinion.

Ai ka shpjeguar se emaili phishing, siç quhet në gjuhën teknike ose një email mashtrues, i ka shkuar një përdoruesi i cili e ka hapur këtë email që më pas ka rezultuar të jetë një sulm kibernetik.

Igli Tafa siguroi se të dhënat e Censit nuk janë prekur pasi nuk janë të lokalizuara në ambientet e INSTAT.

Blendi Fevziu: Tek INSTAT çfarë është sulmuar?

Igli Tafa: Te INSTAT ka ndodhur sulmi si pasojë e një email phishing, phishing quhet një email i cili provokon një përdorues. Porta hyrëse ka qenë mail serveri, ka qenë një exchange mail serveri në version jo i ri, dhe si pasojë e kësaj…

Blendi Fevziu: Pra përmes një emaili ka ndodhur?

Igli Tafa: Përmes një emaili, pastaj është marrë ka kapur administratorin domaini dhe pastaj që aty ka kapur gjithë sistemin.

Blendi Fevziu: Po pse pretendoni ju që Censusi është i paprekur?

Igli Tafa: Sepse Censusi është totalisht në një vend tjetër, në një palë të tretë i izoluar, nuk është në ambientet e INSTAT. Nuk kemi gjetur as edhe një gjurmë që të ketë lidhje.

igli tafa instat

Lini një Përgjigje