TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Shkurt 2024, 22:45

Beleri e hodhi në gjyq për shpifje, Artan Hoxha: Më ka kërkuar marrëveshje, por unë nuk e kam personale!

Shkruar nga Pamfleti

Beleri e hodhi në gjyq për shpifje, Artan Hoxha: Më ka

Gazetari Artan Hoxha duke folur për rastin e Fredi Belerit, deklaroi se aktualisht kemi dy çështje për këtë rast, atë politike dhe atë penalen.

Në një intervistë për emisionin “Top Story”, Hoxha deklaroi se rasti i Belerit nuk është si ai i një qytetari të thjeshtë, pasi Grqeia është investuar fuqimisht në këtë rast.

Më tej ai shtoi se nëse Berisha dhe Meta nuk do ta kishin kandiduar Belerin, një gjë e tillë nuk do të kishte ndodhur.

Belerin e njoh prej kohësh tani u bë personazh mediatik. Unë e dalloj qartë sot ne kemi dy çështje Beleri, kemi çështjen politike dhe atë penalen. Unë e kam trajtuar për çështjet penale. Për problematikat në Shqipëri për ngjarjet e ndryshme që kanë kulmuar e deri te çështjet zgjedhore. Edhe kur ishte person në kërkim dhe iu shmang dënimit ka qenë prezent. Vazhdimisht nuk është se nuk ka pasur tentativa për të vendosur marrëveshje, kryesisht nga ana Belerit.

Nëpërmjet personave të tjerë që ka bërë. Duke qenë një person që kam ndjekur çështjen e shoh si një çështje që ka të bëjë me ndërkombëtarët. Çështja që ka të shkuar në BE. Beleri nuk është një qytetari të thjeshtë. Unë nuk e kam parë këtë interes të Greqisë, si në rastin e Belerit në asnjë proces tjetër se kam parë. Beleri aty është si shtetas shqiptar, Beleri nuk i ka përfaqësuar zgjedhjet si përfaqësues si i Greqisë.

Nëse nuk do e mbështeste Berisha dhe Meta ai nuk do të fitonte. Ajo që shoh unë, gjyqtari kishte kërkuar dhe autorizuar, se kërkon të marrë leje për të bërë betimin. Ai mendon që unë e kam personale. Unë nuk kam asgjë personale. Unë nuk përfaqësoj askënd në këtë histori do të kisha qenë më rehat nëse nuk do ta kisha vazhduar. Herë pas here Greqia ka politikat e veta”, u shpreh Hoxha.

hoxha

Lini një Përgjigje