TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Shkurt 2024, 22:54

“Dogjën flamurin shqiptar si shaminë e beqarit”, Artan Hoxha për incidentin e ndodhur në 2003: Nuk pati asnjë dënim!

Shkruar nga Pamfleti

“Dogjën flamurin shqiptar si shaminë e beqarit”, Artan

Gazetari Artan Hoxha duke folur për çështjen Beleri, deklaroi se në vitin 2003 është djegur flamuri kombëtar në zonën me pakicë greke në vendin tonë dhe nuk është marrë asnjë masë.

I ftuar në emisionin ‘Top Story’ në Top Channel, Hoxha deklaroi se rastin Beleri e ka trajtuar nga ana penale dhe jo politike. 

Ai tani u bë kaq personazh i madh mediatik dhe politik, gjëja që kam me Belerin është fakti që unë e dalloj qartë kemi dy çështje politike dhe penale, unë Belerin e kam trajtuar për çështje penale si një qytetar i republikës së Shqipërisë. Nuk është se s’ka pasur tentativa më parë nga ana e Belerit për të vendosur një marrëveshje, ai nuk është një qytetar i thjeshtë, ka mijëra përfaqësues, unë nuk e kam parë këtë lloj interesimi që ta ketë qeveria ambasada greke si në rastin e Belerit. Nëse ka një dënim në vitin 2003, shiko flamuri shqiptar është djegur si shamia e beqarit, ti e lejon këtë gjë dhe mbrapa fillon lufta tjetër”, tha Hoxha.

hoxha

Lini një Përgjigje