
Ju ftojmë të ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore deri në këtë orë të ditës, ku ndër të tjera veçojmë:
Shqipëria shënon një zhvillim të rëndësishëm strategjik me marrëveshjen mes Fincantieri dhe kompanisë KAYO për ndërtimin e anijeve në Pashaliman, që pritet të hapë mbi 400 vende pune dhe të forcojë industrinë ushtarake.
Paralelisht, Banka Botërore paralajmëron një ngadalësim të ekonomisë, me rreziqe për fuqinë blerëse për shkak të krizave globale.
Në politikën e brendshme, opozita kërkon referendum për investimet strategjike, ndërsa deputeti Klevis Balliu ngre akuza për kushtet e paraburgimit të Ilir Meta.
Ndërkohë, rriten masat e sigurisë për gjyqtaren Irena Gjoka për shkak të rrezikut të mundshëm.
Në frontin e drejtësisë, SPAK paraqet prova të reja për Ilir Beqaj në dosjen “SASPAC”, ndërsa kërkon 127 vite burg për të pandehurit në dosjen “Revanshi”.
Gjithashtu, Apeli lë në fuqi masën për Erion Veliaj, ndërsa çështja e Ajola Xoxës shkon në Kushtetuese.
Në rajon, Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme, me një përballje të mundshme mes Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.
Në arenën ndërkombëtare, Donald Trump ashpërson tonet ndaj Iranit, ndërsa tensione shfaqen edhe me Friedrich Merz.
Ndërkohë, kriza e karburantit godet aviacionin europian, me kompani që shkurtojnë fluturimet për shkak të kostove të larta dhe pasojave të konfliktit në Lindjen e Mesme, duke shtuar pasiguritë ekonomike në shkallë globale.
Lini një Përgjigje