TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Prill 2026, 13:40

Ish kreu i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit!

Shkruar nga Pamfleti
Ish kreu i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit!
Fatos Klosi

Ish-kreu i shërbimit sekret shqiptar, Fatos Klosi ka hedhur akuza të forta mbi atë që ndodhi më protestën e 21 Janarit 2011, duke sugjeruar se jo vetëm që gjithçka ndodhi publikisht, por edhe se pati ndërhyrje të qëllimshme për të zhdukur provat.

Sipas tij, menjëherë pas ngjarjes janë ndërmarrë veprime për të fshehur gjurmët, përfshirë manipulimin e të dhënave në Kryeministri dhe mbajtjen e izoluar të strukturave të sigurisë për disa ditë. Klosi hodhi përgjegjësi politike mbi ish-kryeministrin Sali Berisha, duke lënë të kuptohet se përshkallëzimi i situatës nuk ishte rastësor, por pjesë e një skenari për të treguar forcë dhe kontroll.

“Për 21 Janarin, u zhvillua para kamerave. Unë kam qenë në shesh para Kryeministrisë. Nga Berisha u punua që të mos kishte prova për ngjarjen. U fshi serveri i Kryeministrisë. Garda u mbajt 3 ditë brenda. Pati të lënduar dhe u kuruan në Kryeministri. U quajt prokurorja me epitete nga më skandalozet vetëm pse lëshoi urdhër arreste. Është luftuar nga ata që shkaktuan ngjarjen që provat të fshiheshin.

Asnjë urdhër i prokurores nuk u miratua dhe u tallën me të. Ishte një pushtet absolut atëherë, jo si sot. Rama thotë që e mbështet prokurorinë. Nuk thotë që prokuroria përbëhet nga horra. Edhe Gërdeci, gjyq pas gjyqi. Është më kollaj që SPAK të merret me ngjarje të freskëta, sepse e ka më kollaj, sesa të merret me ngjarjet që populli është i interesuar. Çfarë ndodhi me Gërdecin, që u vranë 26 veta, me 21 Janarin, që u vranë 4 burra që ishin me duar në xhepa. Në fund të protestës, kur nuk kishte rrezik, u qëllua.

Atë ditë ishte e planifikuar të vriteshin. I shërbenin Berishës. Tek ndërkombëtarët kishte diskutime që çfarë është më e rëndësishme në Shqipëri, siguria apo demokracia? Demokracia është e ardhmja që do të futet në BE, që do të kërkojë një kohë të gjatë. Siguria është fenomen më delikat. Ne na ka ndodhur në zgjedhjet e 1997. U bënë me ndihmën e autoblindave italiane. Vrasja e tyre është humbje e sigurisë. Ky ka qenë një mesazh që na kanë dhënë dhe unë jam dëshmitar. Për partnerët, siguria është e rëndësishme, pastaj demokracia. Siguria bëhet me organizim. Berisha këtë gjë e dinte. Mua më kanë thënë që jemi me atë qeveri që garanton sigurinë. Berisha e dinte dhe donte të tregonte që unë siguroj sigurinë në vend edhe nëse duhen vrarë njerëz”, tha Klosi për 'QUO VADIS'. 

fatos klosi berisha 21 janari

1 Komente

  1. T
    Tony

    Ju zoterinjte e mencur mos beni verr verr neper media por jepni prova, se dini shume, që t’i fusni ne kafaz si Meta tere kriminelet që s’kane lene të lige pa i bere popullit.

    Lini një Përgjigje