TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Prill 2026, 10:20

Humbi jetën me të atin në aksident, pedagogu mesazh prekës për studenten e Mjekësisë; publikon provimin e saj të fundit

Shkruar nga Pamfleti
Humbi jetën me të atin në aksident, pedagogu mesazh prekës
Dy viktimat e aksidentit të 25 Prillit në Lezhë

Mjeku dhe pedagogu Admir Sinamati ka bërë një postim prekës studentes Bora Keçi, 20-vjeçares që humbi jetën së bashku me të atin në një aksident automobilistik në Lezhë në 25 Prill.

Babë e bijë humbën jetën pasi automjeti me të cilin po udhëtonin doli nga rruga dhe u përmbys në një kanal me ujë në afërsi të fshatit Gocaj.

Sinamati teksa ka publikuar tezën e provimit Bora Keçit në lëndën Etikë dhe Deontologji Mjekësore, shpreh dhimbjen për humbjen e parakohshme të një studenteje të përkushtuar dhe një familjeje që i kishte shërbyer komunitetit mjekësor.

Sinamati thekson se Bora Keçi do të kujtohet si një studente shembullore, ndërsa humbja e saj dhe e të atit përbën një goditje të rëndë për familjen, komunitetin mjekësor dhe gjithë ata që e njohën.

Postimi i plotë

Para dy ditësh me dhimbje të thellë morëm lajmin tragjik për ndarjen e parakohshme nga jeta të studentes së Fakultetit të Mjekësisë Bora Keçi, së bashku me të atin e saj, mjek, në një aksident automobilistik.

Është e vështirë të gjenden fjalët e duhura përballë një humbjeje kaq të rëndë, ku jeta e një studenteje të re, plot ëndrra, përkushtim dhe shpresë për të ardhmen, ndërpritet në mënyrë kaq tragjike, bashkë me jetën e prindit të saj, njeriut dhe mjekut që i kishte shërbyer jetës dhe shëndetit të njerëzve.

Bora do të mbetet në kujtesën time edhe përmes këtij momenti të veçantë akademik: provimit në lëndën Etikë dhe Deontologji Mjekësore, ku u vlerësua shkëlqyeshëm. Kjo foto është më shumë se një kujtim provimi; është dëshmi e seriozitetit, edukatës, përkushtimit dhe formimit të saj si studente e denjë e Fakultetit të Mjekësisë.

Në këto çaste dhimbjeje të madhe, si mjek dhe pedagog i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Keçi, mamasë së Borës, Dr. Kozeta, të afërmve, Fakultetit të Mjekësisë, pedagogëve, dhe gjithë shoqërisë studentore të Borës. Humbja e saj dhe e të atit është një plagë e rëndë për familjen, për komunitetin mjekësor dhe për të gjithë ata që i njohën.

U prehshin në paqe shpirtrat e tyre!”

Humbi jetën me të atin në aksident, pedagogu mesazh prekës

 

humbi jetën me të atin në aksident

Lini një Përgjigje