Kreu i SPAK, Klodian Braho, zhvilloi sot një takim në ambientet e Prokurorisë së Posaçme me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Ana Sporrer.
Automjeti i delegacionit austriak hyri në godinën e SPAK, ku Sporrer u prit nga drejtuesi i institucionit. Takimi zhvillohet në kuadër të kontakteve zyrtare mes dy palëve.
Deri në këtë moment nuk janë bërë publike detaje mbi axhendën apo temat e diskutimit. Informacione të tjera pritet të dalin në vijim.
Kujtojmë se në fillim të këtij muaji, autoritetet shqiptare në bashkëpunim me ato austriake ndërmorën një operacion kundër disa call centerave në Tiranë, të përfshirë në mashtrimin e qytetarëve austriakë.
Lini një Përgjigje