TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Prill 2026, 10:41

Apeli i GJKKO ‘rrëzon’ Veliajn, mbetet në fuqi vendimi për afatet e paraburgimit 

Shkruar nga Pamfleti
Apeli i GJKKO ‘rrëzon’ Veliajn, mbetet në fuqi vendimi
Erion Veliaj

Apeli i GJKKO vendosi sot të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke rrëzuar ankimimin e Veliajt për pezullimin e afateve të paraburgimit.

Shqyrtimi i kërkesës ishte shtyrë më herët për shkak të një parregullsie procedurale. Fletëthirrja ndaj Veliajt nuk mbante firmën e drejtorit të burgut të Durrësit, çka e bëri të pavlefshëm njoftimin.

Pezullimi i afateve lidhet me shtyrjen e procesit gjyqësor nga ana e mbrojtjes dhe me kërkesa të tjera procedurale të paraqitura gjatë seancave.

Një ditë më parë, avokati i Veliajt, Plarent Ndreca, reagoi publikisht për mënyrën e zhvillimit të procesit. Ai deklaroi se në gjykatë janë kërkuar 35 fashikuj me prova digjitale në CD dhe USB, të cilat, sipas tij, nuk janë hapur dhe nuk janë vlerësuar, pavarësisht se për to ekziston vendim gjyqësor.

Ndreca theksoi se këto materiale nuk i janë vënë në dispozicion mbrojtjes dhe se vetë Veliaj nuk ka pasur mundësi teknike për t’i shqyrtuar. Ai akuzoi gjykatën se nuk ka pranuar të verifikojë gjendjen e provave, duke mos i paraqitur në seancë dhe duke i konsideruar të përfunduara afatet e shqyrtimit të tyre.

Në këtë procedim penal, vetëm Erion Veliaj ndodhet nën masën “arrest me burg”. Personat e tjerë janë nën masa më të lehta sigurie, përfshirë Ajola Xoxën. Për këtë të fundit pritet një seancë në Gjykatën Kushtetuese, pas kërkesës së saj për shfuqizimin e tre vendimeve të gjykatave më të ulëta.

 

apeli i posacem rrezon ankimimin e veliajt

Lini një Përgjigje