Marrëveshja e re me kompaninë italiane Fincantieri për ndërtimin e anijeve në Pashaliman paraqitet si një hap strategjik për industrinë detare, por rikthen në vëmendje largimin e mëparshëm të kompanisë hollandeze DAMEN. Ndërprerja e atij bashkëpunimi, pas një projekti të suksesshëm dhe refuzimit të një plani vijues, shihet si një moment kyç që ka ndikuar në dobësimin e kapaciteteve të kantierit, duke ngritur pikëpyetje mbi qëndrueshmërinë e politikave në këtë sektor.
Sot në Tiranë u firmos marrëveshja për krijimin e një sipërmarrjeje të përbashkët mes kompanisë italiane Fincantieri dhe shoqërisë shtetërore Kayo, në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, për zhvillimin e industrisë së ndërtimit dhe mirëmbajtjes së anijeve në vend.
Marrëveshja u nënshkrua në prani të kryeministrit Edi Rama dhe parashikon krijimin e një kompanie ku 51% do të zotërohet nga pala italiane dhe 49% nga pala shqiptare, me objektiv ndërtimin e rreth 10 anijeve gjatë viteve 2026–2030 dhe operimin edhe në tregun ndërkombëtar.
Projekti prezantohet si një hap strategjik për ringritjen e kapaciteteve detare në Pashaliman, por në thelb ai rikthen në vëmendje një histori të mëparshme bashkëpunimi që përfundoi pa një shpjegim të qartë publik dhe me pasoja për industrinë vendase.
Bëhet fjalë për partneritetin me kompaninë hollandeze DAMEN Shipyards, një nga ndërtuesit më të mëdhenj të anijeve në Europë, e cila kishte ngritur një model funksional bashkëpunimi me Forcën Detare shqiptare.
Kapiteni i rangut të parë Artur Meçollari, e ka denoncuar disa herë se si u përzunë holandezët për tu hapur derën italianëve.
Më konkretisht, midis viteve 2008-2014, përmes partneritetit me DAMEN u ndërtuan katër anije patrulluese të klasit “Stan Patrol 4207”, tre prej të cilave në vetë Kantierin e Pashalimanit. Projekti u mbështet financiarisht edhe nga qeveria holandeze me një grant prej 12 milionë eurosh dhe u shoqërua me investime në infrastrukturë dhe trajnim të stafit shqiptar.
Në përfundim të këtij projekti, në vitin 2014, DAMEN paraqiti një plan të detajuar biznesi për vijimin e bashkëpunimit. Ky plan parashikonte krijimin e një ndërmarrjeje të përbashkët për prodhimin dhe mirëmbajtjen e anijeve për Forcën Detare, si dhe prodhimin për tregje të treta, duke e kthyer Pashalimanin në një qendër rajonale të industrisë detare.
Megjithatë, sipas të dhënave, Ministria e Mbrojtjes nuk e miratoi këtë projekt, duke ndërprerë në praktikë vijimësinë e bashkëpunimit. Ky refuzim konsiderohet si momenti i parë i largimit të DAMEN nga Shqipëria.
Zhvillimet që pasuan e thelluan këtë shkëputje. Në vitin 2015, Kantieri i Pashalimanit u nxor nga struktura e Forcës Detare dhe u kthye në një entitet me vetëfinancim, me argumentin se do të hynte në tregun ndërkombëtar. Në praktikë, sipas të dhënave të disponueshme, kjo nuk ndodhi. Përkundrazi, kapacitetet e kantierit u reduktuan ndjeshëm ndër vite, si në staf ashtu edhe në aktivitet.
Ndërkohë, përfaqësues të DAMEN zhvilluan disa përpjekje për të rikthyer bashkëpunimin, përfshirë vizita në Ministrinë e Mbrojtjes dhe takime të nivelit të lartë, si ajo e vitit 2019 nga drejtuesi i kompanisë. Megjithatë, këto kontakte nuk prodhuan rezultat konkret.
Një moment tjetër kyç është viti 2022, kur kompania u thirr për të kryer një vlerësim teknik të gjendjes së anijeve, në kuadër të një projekti modernizimi. Edhe ky proces mbeti pa vijim të qartë publik.
Sipas të dhënave, largimi përfundimtar i DAMEN u konsolidua në vitin 2025, kur Ministria e Mbrojtjes orientoi bashkëpunimin drejt Italisë dhe kompanisë Fincantieri. Në këtë periudhë u nënshkruan edhe marrëveshje për furnizimin me anije të përdorura nga marina italiane, duke shënuar një ndryshim të qartë strategjie.
Paralelisht, ka pasur edhe tentativa për ta orientuar investimin drejt zonave të tjera, si Porto Romano, çka nuk u pranua nga kompania hollandeze, e cila kishte fokusuar planin e saj tek Pashalimani.
Në këtë sfond, marrëveshja e firmosur sot me Fincantieri shihet nga kritikët si një projekt që ndërtohet mbi një histori të ndërprerë bashkëpunimi, ku një model ekzistues industrial u zëvendësua me një tjetër, pa një analizë të detajuar publike mbi arsyet dhe kostot e këtij ndryshimi.
Ndërsa qeveria e paraqet marrëveshjen si një hap drejt modernizimit dhe zhvillimit industrial, mbetet e paqartë nëse ky model i ri do të arrijë të rikthejë kapacitetet e humbura dhe të sigurojë një zhvillim të qëndrueshëm për kantierin e Pashalimanit, apo nëse do të përsëritet cikli i projekteve të nisura dhe të ndërprera në këtë sektor. /Pamfleti
Nuk më harrohet nje djale harram kur më tha që Mic Sokoli e Selam Masai qene budallenj e nuk dinin se cfare ishte topi që i vune gjoksin e më pas hengri dru mirë. Edhe ky palloshi harram i jep ishuj, troje, tunele atyre që kishin e kane tops se Shqiptaret janë budallenj e nuk dine. Vetem nje gje ta dine mirë kodoshet harrame, që varr nuk do të kene.
Historite e ketyre jane zakonisht histori mashtrimi por Adriatiku eshte mire t’i mbetet shteteve qe e lagin se po i fute ne shtepi hollandeze e angleze nuk te dalin më. Pastaj e dine ata si te te shtrydhin. Kane 400-500 vjet qe e bejne neper bote. Dhe gjykatat i kane te tyret.
Jam shume dakord, larg anglezeve dhe hollandezeve...historia ka treguar qe jane kapitalistet me grabitqare te rruzullit. Italianet jane te vetmit qe na jane gjendur dhe na kane dhene me shume sesa i kemi dhene
Hollandezi Thomson ka gisht tek pamfleti i vorio epirit... Por edhe ne jemi fajtor shume bile kemi kater fronte kur ne bejme gabime qe te marrin identitetin -1 grek apo alfabeti i lashte grek edhe ne bejme krasimin nuk jam grek shqipja ka shkruajtur me greqisht etj grek do te thote banor i epirit pra me deduksion Tosk Albanian Ilir greqishta alfabeti eshte ai pellazga pra jane germat tona jo hellene. studentet e maqedonise ose politikanet thone ai maqedoni por maqedoni eshte ai shqiptari muhamedan e ai ortodoks te tjeret jane sllavo bullgaret keta nuk mund te quhen maqedon pse ti beson ne muhamedan. pastaj shkijet ne mal te zi e serbi ti je asimiluar por doket zakonet veshjet i ke ilire nuk je serb por ortodoks albanian i asimiluar ne shkja... Pra duhet qe ne vete nuk duhet ti dhurojme certifikatat ndryshe jemi nomade. rrofte gjaku ilir