
Ju ftojmë të ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore deri në këtë orë të ditës, ku nder të tjera veçojmë:
Opozita kërkon me urgjencë uljen e çmimit të naftës, duke propozuar ndryshim të sistemit fiskal dhe shqyrtim të përshpejtuar në Kuvend. Sali Berisha akuzon qeverinë për taksa ndëshkuese, ndërsa Edi Rama premton rritje pagash për mjekët dhe reforma në sistemin shëndetësor.
Në Kuvend, Gazment Bardhi denoncon pengimin e opozitës, ndërsa Jorida Tabaku kritikon retorikën për integrimin në BE si të pabazë. Paralelisht, raportohen tensione brenda mazhorancës dhe përplasje politike.
SPAK zhvillon kontrolle në burgun e Durrësit për Erion Veliaj dhe Ilir Beqaj, pa gjetur shkelje. Ndërkohë, protesta vijojnë në Baks-Rrjoll për pronat dhe në Bulqizë kundër impianteve fotovoltaike.
Jashtë vendit, raportet tregojnë rritje të shqiptarëve të burgosur në Britanine e Madhe, ndërsa në Maqedonine e Veriut vijon debati për gjuhën shqipe. Kyriakos Mitsotakis njofton ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç.
Në arenën globale, tensionet SHBA–Iran dominojnë zhvillimet: Donald Trump shpall armëpushim dyjavor dhe tarifa të reja, ndërsa përplasjet politike vijojnë në Evropë mes Viktor Orban dhe kritikëve perëndimorë.
Në kulturë e sport, Ibrahim Tatlıses shtrohet në spital, ndërsa futbollistët shqiptarë si Xherdan Shaqiri shkëlqejnë në Zvicër.
Lini një Përgjigje