TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Mars 2026, 18:07

UPDATE/ Edicioni Informativ, ora 18:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni Informativ, ora 18:00

Në këtë Edicion Informativ ju ftojmë të ndiqni zhvillimet kryesore deri në këtë orë të ditës:

Kuvendi shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit – Partia Demokratike përkrahu rezolutën; Izraeli e përshëndeti vendimin.

Agron Shehaj kundërshton rezolutën – Sipas tij, iniciativa shërben për të përmirësuar imazhin politik të qeverisë, jo për një qasje reale.

Sali Berisha shpall kandidaturën për PD – Zgjedhjet e 23 majit; pritet të kandidojnë edhe Salianji dhe Kokalari.

AKU sekuestron 738 kg mish të rrezikshëm – Kontroll në KMY; fileto dhe gjoks pule të trajtuar në kushte higjienike të papërshtatshme.

Benet Beci dhe 6 zyrtarë të KESH kalojnë për gjykim – Akuza për “shkelje të barazisë në tenderë”; disa kërkuan gjykim të shkurtuar.

Dosja “Bankers” përfundon hetimet – 3 akuza për 6 të pandehur; shpërdorim detyre, vjedhje dhe pastrim parash.

Dosja ‘Revanshi’ kalon për gjykim – 7 të pandehur, përfshirë kriminelë dhe policë; 20 të tjerë ende në kërkim.

Operacion policor në Fushë-Krujë për Ylli Zallën – I shpallur në kërkim për armëmbajtje dhe atentatin e Rinasit; arrin të shmangë arrestimin.

Durim Bami kërkon transferim nga burgu Nr.313 – Drejtoria e Burgjeve refuzon; Bami rrezikon nga pranisë së Emiljano Shullazit në të njëjtin institucion.

Arrestohet autori i shpërthimit me tritol në Lezhë – Fatjon Rrika, 32 vjeç, nuk pranon autorësinë; mjeti dhe arma sekuestrohen.

Albin Kurti fton partitë për takime mbi presidentin – Opozita i quan jo serioze; çdo veprim shtyn për vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kombëtarja shqiptare nis përgatitjet për ‘play-off’ – Trajneri Silvinjo publikon listën më 21 mars; ndeshje me Poloninë më 26 mars dhe më pas me fituesin Ukrainë/Suedi.

Lini një Përgjigje