Çenko akuzohet se kishte dijeni për rastin e një abuzimi seksual të një të miture nga njerku i saj.
Pas pezullimit disa mujor nga puna, shefi i krimeve Dhurim Çenko është rikthyer në detyrë. Çenko akuzohet se kishte dijeni për rastin e një abuzimi seksual të një të miture nga njerku i saj.
Ndaj tij nisi një hetim për shkelje të rëndë disiplonore për shkak se kishte pasur dijeni për ngjarjen e rëndë dhe nuk ka marrë masa.
AMP nisi një hetim pasi kanë qenë në dijeni edhe efektivë të tjerë. Vendimi për pezullimin e Çenkos është marrë më 19 shtator, një ditë pasi rasti i abuzimit u bë publik.
Ngjarja e rëndë u zbulua më 18 shtator, pasi në rrjete sociale nisën të qarkullonin mesazhe shantazhuese për abuzimin e 16 vjeçares nga njerku i saj polic dhe kolegu i tij, Artur Ago, punonjës i Komisariatit të Policisë Përmet. Dy efektivët dyshohet se kanë abuzuar seksualisht për rreth 3 vite me të miturën.
Përveç njerkut polic, në pranga u vunë edhe dy të tjerë, Kristian Prifti, 46-vjeç dhe shoku i tij Isi Pasho, 27-vjeç.
Këta të fundit shantazhuan policin Ago, duke i kërkuar 12 mijë euro për të mos publikuar në një emision investigativ një video që ata pretendonin për marrëdhënien intime të tyre.
Dy policët janë pezulluar nga detyra, ndërsa vajza e mitur qëndron nën kujdesin e familjes me asistencën e psikologëve.
Lini një Përgjigje