TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Dhjetor 2025, 12:52

"Shqipëria, njëshi në rajon për prokurimet”, Rama merr në mbrojtje Jonaid Myzyrin: Person i shkëlqyer, me medalje ari

Shkruar nga Pamfleti
"Shqipëria, njëshi në rajon për prokurimet”, Rama
Jonaid Myzyri

Kryeministri Edi Rama ka dalë hapur në mbrojtje të ish-kreut të Agjencisë së Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, i cili ndodhet nën hetim për çështje të lidhura me procedurat e tenderimit. Gjatë konferencës së fundvitit, Rama e cilësoi Myzyrin si një personalitet dhe “asset” të administratës shqiptare.

Kryetari i Komisionit të Prokurimeve Publike është personalitet. Iu ngrit akuza një javë para se të hynte në garë për t’u rizgjedhur. Ndërkohë, po të shohësh shifrat e punës së komisionit, janë dy institucione të vlerësuara ndërkombëtarisht. Skuadrat e prokurimeve publike të rajonit vijnë në Shqipëri për të parë këto dy agjenci. Iu ngrit akuzë një asset që ka mbaruar shkollën me medalje ari”, u shpreh Rama.

Kryeministri shtoi se analiza e tenderave nuk është punë e lehtë dhe nuk mund të reduktohet në akuza të shpejta. “Të gjykosh tenderat nuk është kaq e thjeshtë. Këto gjykime mund t’i bënin deputetët, por nuk është kështu. Ka proces, ka standarde,” tha ai.

Rama e konsideroi sistemin shqiptar të prokurimeve publike si më të avancuarin në rajon, duke theksuar se vlerësimet ndërkombëtare janë një tregues i qartë i përparimit. Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur institucionet e drejtësisë po thellojnë hetimet për abuzime të mundshme në procedura publike, duke përfshirë emra të njohur të administratës së lartë.

rama myzyri

Lini një Përgjigje