TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Dhjetor 2025, 11:37

Rama njofton operacionin “fshesa” në QSUT: Do largohen të gjitha makinat, nuk ka më parkim brenda qendrës spitalore

Shkruar nga Pamfleti
Rama njofton operacionin “fshesa” në QSUT: Do largohen të
Kaosi me parkimin në QSUT

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët ka njoftuar se paga e mjekëve do të rritet me 135 euro të tjera, ndërsa do të njihet edhe vjetërsia në punë për personelin shëndetësor. Sipas tij, ky është një tjetër hap në drejtim të përmirësimit të kushteve të punës për mjekët dhe infermierët, si pjesë e reformës në shëndetësi.

Paga për mjekët do të rritet 135 euro të tjera. Po kolaudohet godina tjetër e Mbretëresha Geraldinë. Është ndërtuar spitali i Kardiologjisë në QSUT. Është rindërtuar spitali i Peqinit”, deklaroi Rama, duke përmendur disa prej investimeve të realizuara dhe në proces.

Ai shtoi gjithashtu se brenda territorit të QSUT-së nuk do të lejohen më automjetet private. Sipas tij do të ketë një parkim të posaçëm “Të gjitha makinat nga territori i QSUT do të hiqen, do të bëhet park. Të gjitha automjetet, përveç atyre të punës, do të kenë vendin e tyre në këtë parkim të madh multifunksional të qendrës”, theksoi kryeministri.

 

rama qsut parkim

2 Komente

  1. K
    K.Bako.

    Shumë,mirë.

    1. R
      Rrapo

      Ske faj duhet Hotelit

      Lini një Përgjigje