TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Dhjetor 2025, 12:12

Vijon protesta e fermerëve grekë, bllokohet Pika Kufitare e Kapshticës dhe Qafë Thanës

Shkruar nga Pamfleti

Vijon protesta e fermerëve grekë, bllokohet Pika Kufitare e

Edhe pse jemi në prag të Vitit të Ri, fermerët grekë vijojnë protestat e tyre pa u dorëzuar.

Policia kufitare greke ka njoftuar se ditën e sotme nga ora 12:00 deri në orën 16:00 (me orën greke), rruga nacionale “Kapshticë-Selanik”, do të jetë e bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët grekë.

Sipas policisë, do të funksionojnë vetëm rrugët dytësore, për veturat. Ndërkohë, edhe pika e Kalimit Kufitar Qafë Thanë ka njoftuar bllokim të rrugëve.

Edhe policia e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në aksin rrugor “Strugë-Qafë Thanë”, rreth 3 km nga dogana maqedonase, si pasojë e një aksidenti rrugor, ku një autobot me gaz ka bllokuar rrugën.

"Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë:

Ditën e sotme, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Gjirokastër është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se më datë 30.12.2025, nga ora 12:00 deri në orën 16:00 (me orën greke), rruga nacionale “Kapshticë-Selanik”, do të jetë e bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët grekë. Do të funksionojnë vetëm rrugët dytësore, për veturat.

Pika e Kalimit Kufitar Qafë Thanë:

Paraditen e sotme, jemi njoftuar nga policia e Maqedonisë së Veriut, se në aksin rrugor “Strugë-Qafë Thanë”, rreth 3 km nga dogana maqedonase, si pasojë e një aksidenti rrugor, një autobot me gaz, ka bllokuar rrugën.

Për këtë arsye ju bëjmë me dije se, do të bllokohet lëvizja e mjeteve në dalje të Republikës së Shqipërisë dhe në hyrje të Maqedonisë së Veriut, deri në momentin kur rruga të jetë hapur plotësisht dhe e kalueshme për mjetet.", njofton policia.

Lini një Përgjigje