TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Dhjetor 2025, 12:49

FBI vijon të “blindojë” SPAK dhe BKH, tjetër hetues diplomohet nga Byroja Federale

Shkruar nga Pamfleti

FBI vijon të “blindojë” SPAK dhe BKH, tjetër hetues

FBI vijon të forcojë kapacitetet e drejtësisë shqiptare përmes trajnimeve elitare të oficerëve të SPAK dhe BKH. Një hetues i BKH është diplomuar këtë muaj në Akademinë Kombëtare të FBI-së, një nga institucionet më prestigjioze për trajnimin e zbatuesve të ligjit në nivel global.

Në një njoftim zyrtar, Ambasada e SHBA në Tiranë përgëzon Kaloshin për këtë arritje dhe e cilëson atë si pjesë të përkushtimit të përbashkët për të avancuar zbatimin e ligjit në Shqipëri.

Ambasada thekson se këto investime në burime njerëzore janë thelbësore për ndërtimin e një drejtësie funksionale dhe për një të ardhme më të sigurt për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

Kjo është një tjetër sinjal i qartë se mbështetja amerikane për SPAK nuk është vetëm deklarative, por konkrete dhe në rritje.

Çuarja përpara e bashkëpunimit në zbatimin e ligjit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë fillon me ofrimin e mundësive të trajnimeve të nivelit më të lartë për oficerët më të përkushtuar të Shqipërisë. Ne përgëzojmë hetuesin e SPAK/BKH, Eduart Kaloshi, për diplomimin e tij këtë muaj në Akademinë Kombëtare të FBI-së. Eduarti i bashkohet grupit të shquar të ish-studentëve ndërkombëtarë të FBI-së, duke sjellë aftësi dhe ekspertizë të re e të vlefshme në përpjekjet e vendosura të SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Arritjet e tij do të forcojnë më tej bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara me SPAK dhe do të ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më të begatë për Shqipërinë dhe qytetarët e saj”, shprehet ambasada.

 

Lini një Përgjigje