Në shtator Bime denoncoi partnerin për dhunë, tani e ka denoncur ai...
Shefja e Antitrafikut në Ministrinë e Brendshme vijon të bëhet protagoniste. Në shtator ishte “Pamfleti” që zbuloi se Alma Bime ishte dhunuar nga bashkëjetuesi dhe ky i fundit përfundoi në qeli për shkak të një denoncimi nga ana e saj. Por e njëjta histori është rikthyer, por jo vetëm.
Mësohet se sot policia ka bërë ndalimin e saj, pasi dyshohet se ka kanosur përmes mesazheve një shtetas të huaj, identifikuar me inicialet M. M.
Bime dyshohet gjithashtu se në një rast tjetër ka djegur krevatin në banesën e ish-bashkëjetuesit të saj, Mareglen Tomori, e cila ndodhet pranë rrugës “Hysen Gjura” në zonën e Kinostudios.
Tomori ka një vilë 3 katëshe në këtë zonë dhe prej disa kohësh kishte punësuar një të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri që jetonte në katin e parë të vilës dhe kujdesej për kopshtin. Bime ka shkuar në banesë ku është përplasur me shtetasin e huaj dhe më pas i ka djegur krevatin ish-partnerit. Më tej ajo ka vijuar me mesazhe kërcënuese ndaj shtetasit të huaj. Për këtë arsye vetë Tomori ka bërë denoncim në polici.
Alma Bime mban prej disa vitesh postin e drejtoreshës së Politikave të Migracionit, Azilit dhe Antitrafikut në Ministrinë e Brendshme.
Në shtator të këtij viti, Policia e Tiranës arrestoi Mareglen Tomorin, drejtor i Organizatës Ndërkombëtare të Policisë (IPO), nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, Alma Bime.
Ngjarja pretendohet të ketë ndodhur në banesën e çiftit në Tiranë. Pas dhunës fizike, zyrtarja e MB ka njoftuar kolegët e saj të uniformave blu, të cilët kanë bërë arrestimin e Mareglen Tomorit.
Prokuroria në atë kohë regjistroi një procedim penal për veprën penale të “dhunës në familje”, ndërsa për të u caktua masa e sigurisë “arrest me burg”. Por duket se drejtoresha vijon të jetë protagoniste e të tilla incidenteve dhe ndryshe nga hera e par kur policia e mbajti të fshehtë lajmin, këtë herë ai ka dal në media.
Lini një Përgjigje