TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Janar 2024, 19:41

Çudira shqiptare/ Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit pa energji elektrike, qindra pasagjerë mbeten në errësirë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Çudira shqiptare/ Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit pa energji

Qindra pasagjerë në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit kanë mbetur në errësirë mbrëmjen e sotme pas një ndërprerjeje të energjisë elektrike.

Mësohet se prej disa minutash në ambientet e aeroportit “Nënë Tereza” energjia mungon, ndërsa shkaku për këtë incident ende nuk dihet.

Në pamjet e siguruara nga BalkanWeb shfaqen shumë pasagjerë të cilët ndodhen në ambiente të ndryshme të aeroportit, në pritje të fluturimeve të tyre.

Ndërkohë që pritet një njoftim nga ana e TIA lidhur me incidentin dhe shkaqet e kësaj ndërprerje të energjisë elektrike.

 

aeroporti

Lini një Përgjigje