TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Janar 2024, 16:44

Kush e ka porositur atentatin në Vlorë? Karamuço tregon detaje: Autori pjesë e një grupi kriminal të rrezikshëm!

Shkruar nga Pamfleti
Kush e ka porositur atentatin në Vlorë? Karamuço tregon detaje:
Ervin Karamuço

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço teksa po fliste për atentatin në Vlorë, ku mbeti i vrarë Gëzim Sinomataj, e cilësoi autorin si pjesë të një grupi kriminal të rrezikshëm.

Sipas tij, “nuk përjashtohet mundësia që qitësi të ketë qenë një i huaj, që ka ardhur nga jashtë për të kryer porosinë.”

Karamuço ngriti problematikën e kamerave të sigurisë.

Kamerat që gjejnë në kohë reale targat e makinave akoma nuk janë aplikuar në Shqipëri. Ka një motiv të freskët për kryerjen e këtij aktiviteti, nuk bëhet fjalë për histori të vjetra. Nuk do zgjidhi asgjë Policia e Shtetit.

Kamerat janë vendosur nga qytetar të zonës, për të marrë informacione për çdo automjet që hyn e del nga Vlora. Kjo duhet të zgjojë nga gjumi Policinë e Shtetit. Nuk mund të bëjnë xhiro poshtë e lartë, e të harxhojnë karburant. Sot ka teknologji”, tha Karamuço.

ervin karamuço

Lini një Përgjigje