TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Janar 2024, 15:16

Presidenti Begaj dekreton Blendi Gonxhen ministër të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti Begaj dekreton Blendi Gonxhen ministër të Ekonomisë,

Në krye të kësaj 'super ministrie' kryeministri kishte propozuar emrin e Blendi Gonxhes, i cili mbante deri sot postin, Drejtor i Drejtorisë së Transporteve.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit dekretoi emërimin e Blendi Gonxhjat si Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Gjithashtu, Presidenti Begaj me propozim të Kryeministrit dekretoi sot shkarkimin e Elva Margaritit nga detyra e Ministres së Kulturës, si dhe dekretoi shkarkimin e Ervin Metes nga detyra e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

Kështu me ndryshimet e reja të propozuara nga Rama, Ervin Mete, është emëruar në krye të Ministrisë së Financave, pas propozimit të Ramsë për shkëputjen e digasterit të Ekonomisë. 

Kujtojmë se pak ditë më parë, kryeministri Rama, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, bëri me dije se Ministria e Kulturës do të shkrihet dhe bashkë me të do të largohet dhe Elva Margariti.

Rama sqaroi gjithashtu atë ditë se kishte propozuar krijimin e një ministrie të re, që do të quhej Ministria e Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës. Pra duke i hequr Ekonominë nga kompetenca ministrit të Financave, Ervin Mete dhe rrudhur atij portofolin. Në krye të kësaj 'super ministrie' kryeministri kishte propozuar emrin e Blendi Gonxhes, i cili mbante deri sot, postin Drejtor i Drejtorisë së Transporteve.

Njoftimi i Presidencës: 

Presidenti i Republikës, Sh.T. Z. Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit dekretoi shkarkimin e zonjës Elva Margariti nga detyra e Ministres  së Kulturës, si dhe dekretoi shkarkimin e zotit Ervin Mete nga detyra e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

Gjithashtu sot, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit dekretoi emërimin e zotit Ervin Mete në detyrën e Ministrit të Financave si edhe dekretoi emërimin e zotit Blendi Gonxhja si Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Presidenti Begaj dekreton Blendi Gonxhen ministër të Ekonomisë,Presidenti Begaj dekreton Blendi Gonxhen ministër të Ekonomisë,Presidenti Begaj dekreton Blendi Gonxhen ministër të Ekonomisë,

begaj

Lini një Përgjigje