TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Janar 2024, 14:59

Kreshnik Spahiu: Basha mundohet kot, demokratët prej 30 vitesh kanë idhull Berishën

Shkruar nga Pamfleti

Kreshnik Spahiu: Basha mundohet kot, demokratët prej 30 vitesh kanë

Juristi Kreshnik Spahiu tha se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk mund ta ndërtojë sërish PD-në me të njëjtët persona që për 30 vite “kanë adhuruar” Berishën.

Sipas tij, Lulzim Basha nuk arriti të rritej mjaftueshëm si figurë që të ishte kandidat i denjë për kryeministër, pasi qëndroi nën hijen e Berishës dhe “e sulmoi” atë vetëm kur SHBA e nxori “non grata”.

Ai shprehet se PD-ja zyrtare e drejtuar nga Basha mund të rindërtohet vetëm me njerëz që janë larg “berishizmit”, pasi elektorati i Berishës do vetëm Berishën.

“Çështja është të ndahesh nga Berishizmi. Unë ende shikoj tentativa për të marrë elektoratin e Berishës. Këta nuk kanë kuptuar se kush do Berishën do dojë vetëm Berishën, i lirë, në arrest shtëpie apo në burg, ata prapë atë do mbështesin. Është pikëpamje shumë e gabuar e PD-së zyrtare, ajo mund të ketë sukses vetëm nëse e ringre Partinë Demokratike me anti-Berishistë. Nëse mendojnë se do marrin pjesë të byrekut të Sali Berishës do humbasin kohë kot”, tha Spahiu.

Lini një Përgjigje