TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Janar 2024, 13:31

14 vjeç nuse/ Flet drejtoresha e shkollës: Nuk kishim dijeni për lidhjen me 34-vjeçarin, vajza braktisi shkollën

Shkruar nga Pamfleti

14 vjeç nuse/ Flet drejtoresha e shkollës: Nuk kishim dijeni

Drejtoresha e shkollës ku studionte vajza 14-vjeçare e cila u martua me një 34-vjeçar ka folur për ngjarjen.

Në një prononcim me shkrim, ajo thotë se as mësuesja kujdestare dhe as psikologia nuk ishin në dijeni për lidhjen e vajzës me 34-vjeçarin.

Më tej, drejtoresha e shkollës thotë për “Report Tv” se vajza u largua nga shkolla më 15 mars 2023, gjatë pushimit të gjatë, ndërsa më pas menjëherë kanë njoftuar Policinë dhe Drejtorinë Arsimore.

“Nxënësja në klasën e shtatë është larguar në pushimin e gjatë më datë 15 mars 2023.

Asnjë shqetësim nuk kishte shfaqur më parë dhe as nuk kishte referuar tek mësuesja kujdestare.

Nuk ishte në dijeni për lidhjen mësuesja kujdestare dhe as psikologia për lidhjen me 35-vjecarin.

U njoftuam me telefon nga mësuesja kujdestare (ditën e largimit). Mësuesja kujdestare dhe drejtoresha bënë takim me familjen e vajzës. U njoftua Policia dhe Zyra Arsimore Vendore.

Deri ditën e largimit nuk ka pasur sinjalizim për braktisje të shkollës. Ka pasur frekuentim të rregullt në shkollë.

Sipas ligjeve dhe udhëzimeve vajza është e detyruar të kthehet dhe të ndjekë arsimin 9-vjecar për shkak të moshës”, tha drejtoresha e shkollës.

Lini një Përgjigje