
SPAK ka dhënë sot pretencën, ndërsa ka kërkuar 4 vite e 6 muaj burg për ish-kryebashkiakun Safet Gjici.
SPAK ka kërkuar shpalljen fajtor për të dy të akuzuarit, ku me gjykim të shkurtuar Gjici do të vuajë dënimin me 3 vite burg nga 4.6. Ndërsa për Alma Kaçin është kërkuar 1 vit e 6 muaj burg dhe me gjykim të shkurtuar do të vuajë masën e arrestit me 1 vit burg.
Mësohet se Gjici nuk ishte i pranishëm në seancë.
Ish-kryebashkiaku i Kukësit ra në pranga në qershor të këtij viti, pak javë pasi ishte rizgjedhur në krye të Bashkisë së qytetit.
Ai shfaqej në disa pamje filmike të regjistruara në zyrën e tij nga shtetasja Alma Kaçi duke kryer veprime të turpshme, ndërsa kjo e fundit i kërkonte ta favorizonte në një projekt për rehabilitimin dhe strehimin e qenve.
Prej kësaj kohe Gjici ndodhet prapa hekurave, ndërsa Kaçi në arrest shtëpie.
Lini një Përgjigje