TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Janar 2024, 12:10

Skandali seksual, SPAK jep sot pretencën për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin

Shkruar nga Pamfleti

Skandali seksual, SPAK jep sot pretencën për Safet Gjicin dhe Alma

Alma Kaçi ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme, e cila akuzohet për korrupsion aktiv pas video-skandalit seksual me ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici.

Bashkë me Kaçin i pandehur është edhe Gjici. Sot pritet që SPAK pritet të lexojë pretencën për Kaçin e Gjicin, të cilët akuzohen për korrupsion pasiv e aktiv.

Safet Gjici ra në pranga në qershor të këtij viti, pak javë pasi ishte rizgjedhur në krye të Bashkisë së qytetit verilindor.

Ai shfaqej në disa pamje filmike të regjistruara në zyrën e tij nga shtetasja Alma Kaçi duke kryer veprime të turpshme, ndërsa kjo e fundit i kërkonte ta favorizonte në një projekt për rehabilitimin dhe strehimin e qenve.

Prej kësaj kohe Gjici ndodhet prapa hekurave, ndërsa Kaçi në arrest shtëpie.

Lini një Përgjigje