
Prokuroria e Posaçme dërgoi në gjykim 3 shtetasit italianë që akuzohen për pastrim parash në bashkëpunim me biznesmenin Rezart Taçi.
Për të njëjtën dosje, ky i fundit është duke u gjykuar më vete, teksa Gjykata ka dënuar më herët dy njerëzit e tij të afërt, Artur Ballën dhe Bledar Lilon.
SPAK i kërkon Gjykatës të marrë të pandehur shtetasit Francesco Zummo, Fabio Petruzzella dhe Daniele Cestagalli.
SPAK thotë se këta persona bashkë me Tacin dhe njerëzit e tij kanë tentuar të pastrojnë 18 milionë euro në Shqipëri.
Për transferimin dhe fshehjen e shumës monetare është bërë kundrejt premtimit për marrjen e përfitimit monetar në masën 16 %, në raport me shumën monetare që është transferuar në Shqipëri dhe që do të vijonte të transferohej në vende të tjera.
Lini një Përgjigje