
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka dalë nga SPAK pas 3 orësh e gjysëm.
Ilir Beqaj ka përfunduar pas 3 orësh e 30 minutash, marrjen e pyetjes nga SPAK.
Beqaj tha për mediat se është paraqitur në cilësinë e personit nën hetim për çështjen e sterilizimit.
Ndërkohë, Beqaj është pyetur nga gazetarët se pse pse vjen në SPAK me makinën e Ermal Kurtulajt, i cili po hetohet për abuzimin e fondeve në SASPAC. Ish ministri tha se nuk ka patentë.
“Edhe sot u paraqita në SPAK në cilësinë e personit nën hetim për çështjen e sterilizimit. U mora në pyetje nga hetuesi. Un kam qenë në dispozicion dhe do të jem gjithmonë. Sot diskutuam edhe për gazin edhe aneksin tetë. Aneksi tetë është pjesë e dokumenteve standardeve të tenderit të sterilizimit. Ndërkohë siç mund ta shihni sot kam ardhur me ndihmën e avokatit dhe me automjetin e famshëm Tuareg. Prap gjobë? A faleminderit! Unë nuk di t’i jap makinës nuk kam pasur kurrë dëshmi drejtimi", tha Beqaj.
Kujtojmë se ditën e sotme, Ilir Beqaj ka shkuar sërish në SPAK dhe ka marrë një tjetër gjobë në makinën që udhëtonte.
Kjo makinë rezulton në emrin e Kurtulajt, i cili po hetohet nga SPAK për lidhjet me Ilir Beqajn dhe pastrimin e parave nëpërmjet faturave fiktive.
Ilir Beqaj mësohet se ka pasur njohje me Ermal Kurtulajn, koordinator i një projekti me fondet e BE-së dhe ka qenë një gjobë makinë që ka “fundosur” ish ministrin e Shëndetësisë.
Por cila është lidhja e Ermal Kurtulaj me Ilir Beqajn?
“Gjatë hetimeve ka rezultuar se Ermal Kurtulaj ka njohje të hershme me ish-drejtuesin e Agjencisë (SASPAC) Ilir Beqaj, të cilat datojnë që në kohën kur ky i fundit ka qenë ortak i shoqërisë Intech+.
Duke vazhduar më pas në vitin 2015 në FSDKSH, ku drejtues i Këshillit Mbikqyrës ka qenë vetë Ilir Beqaj dhe më pas me krijimin e kësaj agjencie, si i punësuar në projektin Eusair Facility Point.
Po ashtu rezulton se Ilir Beqaj përdor në mënyrë të vazhdueshme si brenda dhe jashtë vendit një automjet, i cili rezulton të jetë në pronësi të Ermal Kurtulaj, duke ngritur dyshime se ky automjet mund të jetë pasuri e fshehur e ish-ministrit”, thuhet në dosje.
Lini një Përgjigje