Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço teksa po fliste për atentatin në Vlorë, ku mbeti i vrarë Gëzim Sinomataj, tha se kjo ngjarje hapi kutinë e Pandorës.
Karamuço foli gjithashtu për blindimin e qytetit, për të cilin tha se Policia zbarkon në qytet pasi ndodh ngjarja, ndërkohë që e dinë që në Vlorë ka 5 grupe kriminale.
“Policia e Shtetit organizohet në mënyrë ndëshkuese. Pasi ndodh një ngjarje në territorin tonë vendosen patrulla policie, si macja me miun. Ta lenë atë detyrë ata të Policisë së Shtetit, ka njerëz të tjerë që dinë ta bëjnë më mirë”, tha eksperti.
Ai tregon se në Vlorë ka pesë grupe kriminale, për të cilët policia ka dijeni, por nuk i ka nën kontroll.
“Vlora ka 5 grupe kriminale, me probleme të mëdha në trafikim të armëve, të drogës, të qenieve njerëzore etj.. Këto i di policia, ka dokumente pafund. Këta të mbahen nën vëzhgim, policia e di që priten shumë atentate të tjera në Vlorë. Policia detyrë kryesore ka sundimin e ligjit dhe territorit në Vlorë. Policia nuk ka qenë e zonja ta ketë në kontroll. Kjo ngjarje hapi kutinë e Pandorës”, u shpreh Ervin Karamuço.
Lini një Përgjigje