TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Shkurt 2025, 18:39

U qëllua nga partneri, flet kolegu i 44-vjeçares Anila Prendushi: Ndër profesionistet më të mira në zonën e Shkodrës

Shkruar nga Pamfleti

U qëllua nga partneri, flet kolegu i 44-vjeçares Anila Prendushi:

44-vjeçarja Anila Prendushi u plagos me plumb në kokë nga partneri i saj, 34-vjeçari Kolë Manaj, paraditen e kësaj të marte në Shkodër, i cili pasi qëlloi partneren vrau veten.

Prendushi punonte si psikologe dhe burime bëjnë me dije se 44-vjeçarja ishte e vetmja që kishte të ardhura në familje dhe mbante edhe të dashurin 34-vjeçar i cili nuk ishte në punë

Klajd Xhelili, psikoterapist i cili ka punuar me 44-vjeçaren Anila Prendushi tregoi në emisionin People në Euroneës Albania se ajo është një nga profesionistet më të mira në fushën e saj.

Unë jam psikolog dhe në një nga organizatat ku kam ofruar shërbim, kemi punuar së bashku dhe kam pasur privilegjin të punoj me Anilën. Është një nga ekspertet më të mira në fushën e shërbimeve sociale në Shkodër. Është një person sakrifikues për të gjitha grupet e margjinalizura. Shpresoj që ajo të bëhet mirë”, tha ai në Euronews Albania.  

Lini një Përgjigje