TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Shkurt 2025, 15:26

Reagimet në rrjetet sociale, Anila Hoxha zbulon si arrin të ketë akses në celular Veliaj

Shkruar nga Pamfleti

Reagimet në rrjetet sociale, Anila Hoxha zbulon si arrin të ketë

Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar detaje në lidhje me çështjen ndaj Erion Veliajt dhe vendimet e GJKKO ndaj tij. Duke folur në një emision televiziv, Hoxha deklaroi ndër të tjera se Veliaj vijon të qëndrojë i vetëm ende në qeli në burgun e Durrësit.

Përpos hetimit financiar, ka edhe një hetim administrativ nga Policia e Shtetit që i është kërkuar nga Gjykata plani i masave për dy tubime nga mbështetësit e Sali Berishës nga njëra anë, dhe po ashtu pse nuk ka pasur plan masash për tubimin nga mbështetësit e Erion Veliajt.

Veliaj vijon të qëndrojë i vetëm në qeli në burgun e Durrësit. Një ditë më parë ai është takuar nga vëllai i tij.

Ndërkohë kam kërkuar dhe një përgjigje zyrtare nga Drejtoria e Burgut se ku e gjen telefonin për të bërë ato postime në rrjetet sociale, por më është thënë që si çdo i burgosur apo i paraburgosur, ka dhënë një listë numrash të personave që do të telefonohen. Ata i telefonon nga numri i paraburgimit, dhe siç duket ata përcjellin mesazhet e tij”, tha ajo.

Lini një Përgjigje