TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Shkurt 2025, 13:22

Primaret në PD, përfundon afati për dorëzimin e kandidaturave; depozitojnë kërkesën rreth 300 anëtarë

Shkruar nga Pamfleti

Primaret në PD, përfundon afati për dorëzimin e

Sot ka përfunduar afati për dorëzimin e kandidaturave për garën e Primareve në Partinë Demokratike.

Komisioni i Zgjedhjeve në PD është mbledhur për të shqyrtuar kandidaturat sa i takon aspektit formal të dokumentacionit. Brenda kësaj jave pritet që të mblidhet Kryesia për të miratuar listën e kandidaturave për primare.

Burime bëjnë me dije se rreth 300 anëtarë te PD kanë depozituar kërkesën për t’u bërë pjese e garës së primareve.

Të gjithë aplikantët do kalojnë me pate ne filtrin e komisionit të zgjedhjeve dhe me pas do jetë kryesia që do miratoje listën finale.

Lini një Përgjigje