TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Shkurt 2025, 10:05

Temperaturat e ulëta sjellin ngrica në Bulqizë dhe Mat, probleme me qarkullimin e automjeteve

Shkruar nga Pamfleti

Temperaturat e ulëta sjellin ngrica në Bulqizë dhe Mat, probleme

Pas reshjeve të dëborës një ditë më parë, në Bulqizë dhe Mat vendin e kanë 'pushtuar' ngricat për shkak të uljeve të temperaturave.

Termometri ka zbritur deri në -5 gradë Celsius, ndërsa rrugët e qytetit të Bulqizës janë 'pushtuar' nga akulli.

Ngricat kanë sjellë probleme edhe në Mat, në segmentin e rrugës së Arbrit ku dhjetëra makina kanë ngelur në rrugë për shkak të prezencës së akullit në rrugë.

Drejtuesit e mjeteve janë detyruar të presin kriposjen e rrugës.

Lini një Përgjigje