TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Shkurt 2025, 17:42

Vrasja e Martin Canit dhe vdekja në spital e Leo Sadikut, qytetarët sërish në protestë

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Martin Canit dhe vdekja në spital e Leo Sadikut, qytetarët

Qytetarët janë ngritur sot në protestë për vrasjen e Martin Canit dhe vdekjen në spital të vogëlushit Leo Sadiku.

Sa i takon vrasjes së Martinit, familjarët dhe të afërmit pretendojnë se nuk ka ende drejtësi dhe sot është mbajtur një protestë para shkollës “Fan Noli” në kryeqytet.

Disa qytetarë kanë protestuar dhe kanë vendosur lule pranë shkollës, ku studioi Cani. Pas protestës para shkollës “Fan Noli”, protestuesit iu bashkuan tubimit qytetar para Ministrisë së Shëndetësisë për vdekjen e Leo Sadikut.

Në një fjalim të mbajtur, motra e Leo Sadikut tha se mjekësia shqiptare sot është në gjendje të degraduar. Ajo shtoi se vëllanë ia vranë mjekët. Motra e Leo Sadikut nënvizoi se nuk do të ndalet derisa të gjejë drejtësi për vëllanë e saj.

Vëllai im ndërroi jetë, teksa disa mjekë nuk dinin të bënin punën. Mjekësia shqiptare më vrau vëllanë. Ata pa pikë mëshire vendosën ta vrisnin. QSUT nuk i bëri asnjë ekzaminim, ata dalin me pretendime të rreme. Ata nuk i kanë bërë një eko zemre, një skaner, një matje tensioni, si i bëjnë ato betime ata. Dhe sa fëmijë të tjerë do vriten si vëllai im? Prokuroria hesht dhe prindërit e mi vetëm qajnë”, tha ajo.

Lini një Përgjigje