TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Maj 2026, 10:45

U plagos me plumb në kokë nga shoku, 17-vjeçari ende në gjendje kritike për jetën 

Shkruar nga Pamfleti
U plagos me plumb në kokë nga shoku, 17-vjeçari ende në
Spitali i Traumës

17-vjeçari që mbeti i plagosur me armë zjarri pas mesnatës në Kamëz vijon të jetë në gjendje kritike për jetën. Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se i mituri ndodhet nën kujdes intensiv, pasi ka marrë një plumb në kokë.

Në pranga ka rënë autori i dyshuar, 19-vjeçari Rigels Sylaj, i cili sipas hetimeve paraprake është djali i një ushtaraku. 

Burime nga hetimi bëjnë me dije se të rinjtë po konsumonin alkool, kur në një moment 19-vjeçari ka marrë një pistoletë për t’ua treguar shokëve. Dyshohet se ai ka menduar se arma nuk kishte fishek në fole, por gjatë manipulimit të saj e ka drejtuar drejt 17-vjeçarit dhe arma është shkrepur.

Pas plagosjes, 19-vjeçari dhe dy shokët e tjerë, përkatësisht 20 dhe 22 vjeç, e kanë nxjerrë të plagosurin në oborrin e banesës dhe kanë kërkuar ndihmën e ambulancës. Fillimisht, ata deklaruan para hetuesve se kishin dëgjuar një të shtënë arme dhe se 17-vjeçari ishte plagosur jashtë banesës.

Megjithatë, gjatë marrjes së mëtejshme në pyetje, tre të rinjtë kanë pranuar se ngjarja kishte ndodhur brenda banesës, në momentin kur Rigers Sylaj po u tregonte armën.

 

plagosja me arme ne kamez plagosja e 17 vjecarit me plumb ne koke

Lini një Përgjigje