TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Tetor 2024, 17:47

U nxor me dhunë nga makina, Policia reagon për arrestimin e Metës: Bëri rezistencë dhe fyeu efektivët

Shkruar nga Pamfleti

U nxor me dhunë nga makina, Policia reagon për arrestimin e

Policia e Shtetit ka reaguar mbi arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta. Pamjet e ndalimit të tij bënë bujë, pasi ai nxirret forcërisht nga makina. Policia shprehet se Metës i është komunikuar urdhri i gjykatës, por ai ka refuzuar të bindet, madje ka fyer dhe sulmuar efektivët dhe ata më pas janë detyruar të marrin me forcë.

Reagimi i policisë

Me detyrimin ndaj opinionit publik lidhur me mënyrën e shoqërimit të shtetasit I.M., sqarojmë se:

Policia e Shtetit ka marrë për ekzekutim  vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO), me kërkesë të Prokurorisë së  Posaçme për arrestimin e shtetasit I.M, 55 vjeç. Për zbatimin e këtij vendimi Policia e Shtetit ka marrë masa operacionale, sipas procedurave të parashikuara nga Rregullorja. 

Rreth orës 13:15 minuta Policia e Shtetit ka marrë informacion dhe më pas ka konstatuar se në vendin e quajtur ‘Kthesa e Kamzës’, në zonën e Laprakës, shtetasi I.M po udhëtonte me një automjet në drejtim të Tiranës.

Në këtë moment është bërë ndalimi i automjetit dhe  drejtuesi i grupit operacional i ka komunikuar shtetasit I.M,  vendimin e gjykatës për masën e sigurisë “Arrest në burg”  dhe i ka kërkuar të zbresë nga automjeti.

Shtetasi I.M. ka reaguar në mënyrë refuzuese dhe kundërshtuese dhe ka lëshuar fjalë fyese në drejtim të përfaqësuesve të Policisë dhe Drejtësisë.

Bazuar në procedurën e parashikuar nga Rregullorja, ai është nxjerrë nga automjeti dhe shoqëruar forcërisht.

Policia e Shtetit nënvizon se përdorimi i forcës për shoqërimin e subjektit u imponua nga kundërshtimi me forcë prej tij,  për zbatimin e vendimit të gjykatës që iu komunikua nga punonjësit e Policisë.

 

Lini një Përgjigje