TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Tetor 2024, 17:44

“Meta e dinte që do të arrestohej”, Spartak Ngjela: SPAK ka ngritur nivelin!

Shkruar nga Pamfleti

“Meta e dinte që do të arrestohej”, Spartak Ngjela: SPAK

Arrestimi i sotëm i ish-presidentit Ilir Meta me urdhër të SPAK, për avokatin Spartak Ngjela është një zhvillim që pritej. Sipas avokatit, kjo gjë u tregua nga vetë Meta me sjelljet jo të rregullta të muajve të fundit.

Në një lidhje Skype për RTSH24, Ngjela tha se arrestimi i Metës, një ish-president, ish-kryeministër dhe ish-Kryetar Kuvendi, tregon se SPAK ka ngritur nivelin në luftën kundër korrupsionit.

Meta e priste. Unë e kuptova që ai e kishte marrë vesh që dosja kishte shkuar për arrest sepse e kishte humbur koshiencën, ai dilte nëpër hekura..., d.m.th nuk ishte normal dhe kjo tregon se nuk kishte mbrojtje. Por që pritej arresti i tij nuk diskutohej. Provat do të shikohen në gjykatë, nuk mund të flas dot me provat e akuzës. Arrestimi do të thotë që SPAK ka ngritur nivelin. Pas arrestit të Berishës, ky është i dyti i nivelit të lartë. Ne e kemi shpresën te SPAK-u për t’i çliruar nga pushtimi i korrupsionit. Krimi i SPAK na dha shpresë dhe tani është një numër i konsiderueshëm që janë brenda, një ish-kryeministër, një ish-president, janë 4 apo 4 ministra, kryetarë bashkisë. Korrupsioni në Shqipëri ishte një gjëmë e madhe. SPAK nuk arreston kot, i ka provat shumë të sofistikuara”, tha Ngjela.

Lini një Përgjigje