
Zgjedhja e ditës së sotme për arrestimin e Ilir Metës duket se ka një domethënie të veçantë dhe nuk është krejt rastësore nga ana e SPAK.
Ish-presidenti u arrestua sot më 21 tetor 2024, duke koinçiduar me përvjetorin e arrestimit në Rinas, të dhëndrit të ish-kryeministrit, Jamarbër Malltezi dhe shpalljes së masës detyrim paraqitje për Sali Berishën për çështjen Partizani.
Pikërisht më 21 tetor të viti 2023, Malltezi arrestohej në Rinas dhe Berishës i komunikohej masa e sigurisë detyrim paraqitje.
Më tej pas refuzimit nga Berisha për tu paraqitur në policinë gjyqësore, më 30 dhjetor ai u vu në masën e arrestit në shtëpi. Që nga ajo ditë Berisha ndodhet i izoluar në apartamentin e tij.
Lini një Përgjigje