TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Tetor 2024, 16:52

“Socialistët e nënës dhe opozitarët e njerkës”, Gjokutaj për arrestimin e Metës: Goditje politike përpara zgjedhjeve!

Shkruar nga Pamfleti

“Socialistët e nënës dhe opozitarët e

Avokati Genc Gjokutaj tregoi përpara gazetarëve se ish-presidenti Ilir Meta është arrestuar në lidhje me dosjen e privatizimit të CEZ-DIA, një çështje që sipas tij tashmë është gjykuar nga drejtësia.

Në një deklaratë nga selia e PL-së, Gjokutaj, e cilëson këtë aksion të SPAK një goditje politik të jashtëligjshme, në prag të zgjedhjeve të ardhshme.

“Shtypi duhet të kuptojë që është e njëjta mënyrë e trajtimit të liderëve të opozitës. I gjithë qëllimi është eliminimi politik i Ilir Metës. Sot merren me një çështjen CEZ-DIA që është e gjykuar dhe për të cilën Meta ka dhënë shpjegime të hollësishme për të. Nuk ka asnjë provë që e implikon Metën me këtë masë sigurimi. Është një çështje e gjykuara nga një kallëzues që ka bërë dëshmi të rreme pasi para Gjykatës dhe SPAK nuk ka qenë identik në rrëfimin e tij. Kjo është një goditje në prag të zgjedhjeve. Dumani ka konflikt interesi, pasi Meta ka denoncuar mesazhet e koduara. Në këto raste janë ato elementët që e bëjnë këtë proces jo të rregullt ligjor. Në 5 vjet çfarë ka ndryshuar në këto akte. Qëllimi është politik dhe aspak ligjor”, tha Gjokutaj.

Avokati shtoi se arrestimi i Ilir Metës është bërë për t’i dhënë goditje politike opozitës para zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, shkruan A2 CNN.

E shikoni çfarë bën Edi Rama? Ka gjysmën e qeverisë në burg. Të vetët janë të akuzuar për shpërdorim detyre, që të mos iu preket pasuria. Pra socialistët e nënës dhe opozitarët e njerkës. Nuk është kjo drejtësia e re. Këta janë një task forcë që është krijuar për të goditur opozitën para zgjedhjeve. Keni parë ndonjë vetën tjetër në botë që të fusë të gjithë drejtuesit e opozitës në burg. Enver Hoxha nuk ka prekur gjë me dorë vetë. Jepte urdhër dhe njerëzit pushkatoheshin. Meta nuk ka qenë kurrë i pandehur. Është thërritur gjithmonë si person në dijeni, nuk ka qenë i pandehur”, tha Gjokutaj në një konferencë për mediat.

Lini një Përgjigje