TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Tetor 2024, 15:52

Kush është Sotir Kllapi, prokurori i ‘hekurt’ që dërgoi në qeli Ilir Metën?

Shkruar nga Pamfleti

Kush është Sotir Kllapi, prokurori i ‘hekurt’ që

Ilir Meta është arrestuar sot me urdhër të SPAK. Pas 30 vitesh karshillëk ndaj drejtësisë ish-kryeministri dhe ish-presidenti i këtij vendi ndodhet në qeli. Ai i cili mori këtë hap të guximshëm është prokurori Sotir Kllapi, i cili nuk u tremb përballë presioneve dhe kërcënimeve.

Por kush është Sotir Kllapi, prokurori i cili mund të hyjë në histori si njeriu që i dha fund pandëshkueshmërisë 30-vjeçare?

Sotir Kllapi ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2009. Fillimisht ka nisur punën si prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Më pas ka ushtruar funksionin e prokurorit në Fier dhe Durrës deri në vitin 2014. Nga viti 2014 deri në vitin 2020, Sotir Kllapi ka drejtuar Prokurorinë e Pogradecit.

Ndaj Kllapit nuk është regjistruar asnjë masë disiplinore. Gjatë karrierës, prokurori është vlerësuar shumë mirë prej Prokurorisë Durrës për vitet 2012-2013, është vlerësuar shumë mirë nga prokuroria Progradec për vitet 2014, 2015 dhe 2016.

Në maj të vitit 2020, Kllapi u emërua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në SPAK, duke u vlerësuar me174 pikë, në krye të të gjithë kandidatëve, duke lënë pas Dritan Prençin, Vladimir Marën dhe Dorina Bejkon.

Prokurori Kllapi kaloi me sukses dhe me lehtësi procesin e Vetingut në maj të vitit 2019. Kllapi u konfirmua në detyrë më 13 maj të vitit 2019, duke u vlerësuar pozitivisht në kriterin e pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale. Pas emërimit në SPAK, Kllapi ka marrë pjesë në disa trajnime me ekspertë nga SHBA dhe BE.

Lini një Përgjigje