TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Nëntor 2023, 08:48

U gjet i braktisur në një bodrum, foshnja e porsalindur vijon të jetë në gjendje të rëndë në maternitetin 'Koço Gliozheni'

Shkruar nga Pamfleti

U gjet i braktisur në një bodrum, foshnja e porsalindur vijon të

Foshnja i gjinisë mashkull, që u gjet i braktisur ditën e djeshme (8 shtator) në një bodrum në zonën e Yzberishtit, vijon të jetë shumë rëndë në në Maternitetin "Koço Gliozheni". 

Pavarësisht përpjekjeve që vijojnë  prej ditës së djeshme, gjendja e vogëlushit nuk ka paraqitur asnje përmirësim si pasojë e hemoragjisë pulmonare dhe hipotermi.

Bebja ka shkuar pa shenja jete në spital, por ka ardhur në jetë pasi u fut në ranimacion intensiv dhe masazhit kardiak. 

Sipas informacioneve nga bluzat e bardha, shkak i kësaj gjendje të foshnjes është bërë lindja e tij në kushte të pa përshtatshme. 

Për sa i përket nënës që e solli në jetë, 30 vjeçarja E.I u ndalua mbrëmjen e djeshme nga policia e Tiranës dhe ndodhet në komisariat ku po jep dëshminë mbi ngjarjen e rëndë. 

 

'koço gliozheni' foshnja e porsalindur

Lini një Përgjigje