TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Nëntor 2023, 07:25

Frrok Çupi: Berisha është më frikacak se Meta, SPAK e ka më të thjeshtë me ish-presidentin!

Shkruar nga Pamfleti
Frrok Çupi: Berisha është më frikacak se Meta, SPAK e ka
Analisti Frrok Çupi

Analisti Frrok Çupi i ftuar tha në “Real Story” se ish-presidenti Meta nuk i ka “veset” e Berishës në raport me drejtësinë.

Ai thotë se ky i fundit ka zgjedhur të driblojë deri tani gjykatën duke mos pranuar të njihet me masën e sigurisë.

“Meta është një njeri që thotë “po, unë vij”, sepse nuk ka mendjen e Berishës. Berisha është më shumë frikacak se Iliri. Ilir është pa imunitet parlamentar, SPAK e ka shumë të thjeshtë që brenda, që me të një vërshëllyer bilbilit, shkon”, tha ai.

Lidhur me rastin e ish-presidentit Ilir Meta, Çupi theksoi se bashkë më bashkëshorten janë të përfolur për korrupsion dhe për blerje pushteti dhe “klima e tyre në publik është e ndezur”.

Ju rikujtojmë se ditën e djeshme ish presidenti Ilir Meta qëndroi mbi 2 orë në SPAK.

Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se u pyet nga prokurorët si person që ka dijeni për rrethanat, sa i takon hetimeve për aferën CEZ-DIA. Ai ritheksoi se emri i tij nuk ndodhet në asnjë akt apo dokument.

Meta u shpreh në fund se do jetë gjithnjë i gatshëm të përballet me drejtësinë.

“Absolutisht, mos kini asnjë shqetësim! Do përballemi me drejtësinë dhe çdo të vërtetë! SPAK është aktivizuar për nja 100 denoncime, problemi është se inceneratorët s’janë aty.”, tha ai.

 

frrok Çupi berisha meta spak

Lini një Përgjigje