TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Tetor 2024, 11:07

U bllokua nga protesta e opozitës, zbardhen detajet si paraqitet gjendja e nënës që lindi fëmijën në makinë

Shkruar nga Pamfleti
U bllokua nga protesta e opozitës, zbardhen detajet si paraqitet gjendja e
Nëna dhe foshnja që lindi në makinë

Nëna dhe foshnja që lindi në makinë pasi u bllokuan në trafik si pasojë e protestës gëzojnë shëndet të mirë.

Lajmi është bërë i ditur nga nga ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu.

“Mirënjohje nga zemra për mjekët dhe infermierët e Spitalit Universitar të Traumës, të cilët i erdhën në ndihmë nënës dhe bebit që për shkak të protestës ditën e djeshme nuk arritën të mbërrinin në kohë në maternitet. Falë ndërhyrjes së tyre të shpejtë dhe më pas kujdesit të ofruar nga stafi i SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, nëna dhe vogëlushja sot gëzojnë shëndet të mirë”, njoftoi ajo.


Kujtojmë se ngjarja u raportua ditën e djeshme kur gruaja mbërriti në ambientet e spitalit të Traumës me makinë private.

gjendja e nënës që lindi fëmijën në makinë

Lini një Përgjigje