'Një goditje të tillë s’e përballoi as Dubai', tha shefi i qeverisë për përmbytjen e qytetit të Vlorës.
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur këtë të martë një takim me kryetarët e bashkive dhe ministrat Arbjan Mazniku, Albana Koçiu dhe Pirro Vëngu, ku ka folur për situatën e përmbytjeve në javën që lamë pas, veçanërisht për Vlorën që u përmbyt me 2 orë shi, sikur të mos kishte fare rrjet kanalizimi, evadimi e kullimi ujërash.
Sikurse kryebashkiaku Ermal Dredha, Rama doli në media dhe po justifikon vjedhjet dhe korrupsionin që është bërë gjatë këtyre 8 viteve të fundit, nga bashkia e Ujësjellësi i Vlorës, nga Ministria e Infrastrukturës, nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës- Kanalizimeve dhe Bordi i Kullimit, që në total kanë shpenzuar 62 milionë euro fonde.
Rama tha se sado ekselente të ishte infrastruktura s’do e përballonte goditjen e parë, por strukturat duhet të gati për të dalë në terren në momentin e parë të reagimit.
Nuk munguan sigurisht edhe krahasimet me përmbytjet me Duabain dhe Bosnjen nga Babloku.
“Ka ndryshuar formacioni i reshjeve. Para ca kohëve u bë spektakolare përmbytja në Dubai ku për 18 orë, ra një shi i barabartë me 18 muaj në Londër. Nuk ka infrastrukturë që të mund të përballojë goditjen e parë.
Ajo që ne nuk mund ta neglizhojmë është dobësia, që shfaqet në reagimin tonë në nivelin vendor, qoftë për zjarret dhe qoftë për përmbytjet. Është e domosdoshme që të ketë një fokus të veçantë tek organizimi i strukturës, aftësimi dhe stërvitja e të gjithë strukturës për të dalë në momentin e parë të reagimit.”, tha Rama.
Si asnjëherë më parë e gjithë Vlora pasditen e 4 tetor ishte nën pushtetin e ujit.
Reshjet e dendura të shiut që çuan në çarjen e kanalit të ujrave të larta mbi spital bënë që uji të vërshojë nëpër lagjet e qytetit, akset kryesore, kryqëzime.
Tek Rrethrrotullimi në hyrje të Vlorës, makinat u zhytën në ujë.
U përmbytën Sheshi i Flamurit, rruga 'Isa Boletini', akset lidhëse bulevard –Transballkanike, qendra historike, spitali e biblioteka. Rrugë dhe lagje të tëra nën ujë. Njerëz të cilit përpiqeshin të largoheshin ndërsa uji u kishte mbërritur në brez.
Fillimisht reshjet e dendura të shiut bllokuan rrugën 'Ismail Qemali', Lagjen 'Albano e Romina' pranë bibliotekës dhe tek Skela.
Lagja 'Rilindja', 'Skela', 'Pavarsia', ' Rruga "Hasan Kushta" rruga "Gjergj Araniti" aksi pranë Kishës Ortodokse dhe bibliotekës publike si dhe pjesë të bulevardit "Ismail Qemali" etj ishin nën ujë. Edhe Rruga lidhese e e autostradës Vlorë-Fier me Transballkaniken u përmbyt nga uji./ Pamfleti
Lini një Përgjigje