TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Tetor 2024, 09:53

Dy autogolat që bëri PD dje para zgjedhjeve

Shkruar nga Pamfleti

Dy autogolat që bëri PD dje para zgjedhjeve

Analisti Preç Zogaj ka folur lidhur me protestën e djeshme të opozitës. Ai tha se politikanët nuk mësojnë nga historia dhe kjo duket qartë se protesta nuk i ka dhënë asnjë sukses PD-së, për objektivin për të ardhur në pushtet.

Sipas tij, PD i ka fituar zgjedhjet vetëm kur ka qenë konstruktive.

“Në 2005 PD hoqi dorë nga politika e rrugës dhe u fut në rrugë politike duke reformuar për 8 muaj shumë elementë. Një parti duhet të dalë përtej vetes, përtej atyre që e mbështesin që të fitojë zgjedhjet. Ato që shkojnë në protestë shkojnë për arsye të ndryshme. Qeveria të jep plot arsye për protestë. Partia duhet të shpalosë programin ku fut kërkesat e njerëzve”, tha Zogaj për “RTSH”.

Sipas tij, protesta ka tjetër qëllim dhe në realitet ata nuk e tregojnë qëllimin.

“Qëllimin real e dinë shumë pak njerëz. Skenari e bën Saliu dhe ai e di ku do që të dalë. Para 2 muajsh festuan reformën zgjedhore. Më shumë festoi PD. Por PD bëri 2 autogola të fuqishme. Populli opozitar priste për lista të hapura, por ato bën një ligj që do ta dëmtojë rëndë PD. Edhe për votat e diasporës e ka pësuar PD, sepse qeveria ka më shumë instrument.

Është një formë presioni që Rama e pret si presion. Ramën dhe Berishën i bashkon ideja që të mos jetë kjo drejtësi që është. Duan të kthehen te drejtësia e vjetër. Kriza e drejtësisë është ajo e hetimit të zyrtarëve të lartë, mos ndëshkueshmëria. Opozita nuk di se çfarë bën. Komisioni Xhafa ka qenë projekti që do bashkoheshin PS- PD. Por ka dalë se ata nuk e kontrollojnë këtë komision. SPAK-u është fëmija e SHBA-së. Problemi është se nuk ka më gjë në dorë Rama, nuk e le njeri”, u shpreh analisti.

 

Lini një Përgjigje